Një person është qëlluar me armë gjahu në Ksamil dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku73-vjeçari, Shyqyri Saliaj u qëllua me armë gjahu dhe për pasojë mbeti i plagosur.
Raportohet se i moshuari është plagosur në mënyrë aksidentale nga bariu Xhevahir Mema.
Ky i fundit thuhet se ka qëlluar aksidentalisht me armën e gjahut në drejtim të Saliajt duke e lënë atë të plagosur.