Rreshjet e denduar të shiut nisur mëngjesin e sotëm, ka bërë që banorët në Thumanë të zgjohen mes të ftohtit dhe ujit. Reshjet kanë rënduar ndjeshëm gjendjen e banorëve që gjenden në çadra.
Uji gjendet gjithandej në kampin e ngritur në Thumanë teksa gra, të moshuar dhe fëmijë kanë vetëm një çadër mbi kokë. Vetëm në kampin e Thumanës mësohet se gjenden rreth 1 500 banorë, të cilët pas tërmetit shkatërrues tani duhet të përballen edhe me shiun e dendur.