Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur pak minuta më parë një deklaratë për shtyp ku ka folur sërish për situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit tragjik.
I pyetur se pse nuk shpallet akoma gjendja emergjente, Rama është shprehur se nuk ka patur kohë për akte formale.
Sipas Ramës, shpallja e gjendjes emergjente nuk do të kishte asnjë ndryshim, apo përmirësim të situatës së sotme.