Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka folur për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook”.
Blushi tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër.
“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam për shkak të detyrës sime pasur mëngjesin e 21 nëntorit, pas një statusi që kam vendosur në rrjetin social “Facebook”. Kam pasur një telefonatë për të cilën nuk dua të flas tani por kam dhënë gjithë sqarimet e duhura dhe të nevojshme pranë organit të akuzës.
Telefonuesit se nuk ka qenë një, kanë qenë dy. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në telefon, në gjuhën shqipe dhe në një gjuhë të huaj, të cilën nuk dua ta them për momentin. Më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik, sigurisht për shkak të detyrës. Për të gjitha këto, kam vënë në dijeni organin e akuzës, i cili besoj se do ta zbardhë këtë çështje shumë shpejt”, deklaroi Blushi.