Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë emëruar 8 prokurorët e parë, të cilët do të jenë anëtarët e parë të SPAK.
Mësohet se prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho janë prokurorët e parë të SPAK, të cilët kanë rezultuar të pastër në tre shtyllat e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.
8 anëtarët e parë të kësaj strukture, do të betohen te presidenti Meta në datën 19 Dhjetor, dhe më pas do të nisin nga puna.
Prokurorët e zgjedhur kanë mandat 9-vjeçar, dhe nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje.