Një sherr mes kushërinjsh ka bërë që 3 prej tyre të mbeten të plagosur.
Mësohet se ngjarja ndodhi dje në fshatin Mbyet në Fier.
Policia bënë me dije se 4 persona janë përfshirë në një konflikt pronësie, ku pas përplasjes verbale kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me mjete prerëse dhe sende të forta. Mësohet se shtetasi me inicialet E.H., ka goditur me thikë dhe sende të forta shtetasit me inicialet K.S., 34 vjeç, një prej të plagosurve nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka goditur me thikë shtetasin me inicialet S.H., 21 vjeç.
Për ngjarjen në fjalë në pranga janë vënë shtetasi me inicialet E.H., dhe shtetasi me inicialet K.S.