Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Ajo po garon për t’u zgjedhur si presidentja e parë femër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.
Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.
Historia e jetës sime
Autor: Hillary Clinton
Gjinia: Biografi
Viti i botimit: 2003
Përktheu: Pranvera Xhelo
Botues; Dudaj
Çmimi: 1200Lekë