Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar në jug të vendit.
Sipas IGJEUM tërmeti ishte me epiqendër në fshatin Aliko, 6 kilometra në juglindje të Sarandës, ndërsa është ndjerë edhe në Delvinë, Finiq e Konispol.
Lëkundja është regjistruar në orën 03:07. Sakaq, deri tani nuk raportohet për dëme.
Kujtojmë se pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.7 lëkundi Tiranën, duke shkaktuar edhe njëherë panik tek qytetarët.
Muajt e fundit vendit duket se nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Lëkundje të forta janë regjistruar në Korçë, ndërsa tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit goditi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, duke shkaktuar dëme të shumta në banesa por edhe të lënduar në njerëz.