Një nga kompanitë më të fuqishme në botë e prodhimit të pajisjeve elektornike, “Apple”, ka pranuar të publikojë pamjet nga brenda fabrikës së saj të prodhimit pas shumë kritikave dhe kërkesave publike.
Në këto foto shihet jetën e qindra punonjësve të prodhimit të Iphone në një nga fabrikat më të fshehta dhe gjigante të “Apple” që ndodhet në Kinë.
Të rreshtuar më përpikëri ushtarake, të veshur me xhaketa rozë, me flokë të mbledhura brenda një kapeleje dhe me panatallona plastike, punonjësit e kompanisë kanë mjetet e tyre të identifikimit të skanuar në një Ipad, ku mbikqyrësi bën kontrollin e tyre gjatë apelit.