IKMT ka nisur edhe ditën e sotme prishjen e disa banesave në zonën e Unazës së Re dhe ndryshe nga sa ndodhi të martën e kaluar, nuk ka pasur rezistencë të banorëve.
Mësohet se përgjatë këtij aksioni do të prishen dhjetra banesa ç’ka i hap rrugë vijimit të zgjatimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre, por me sa duket ata nuk kanë gjetur dakortësi mes njëri-tjetrit.
Kujtojmë se një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar dëmshprëblim nga shteti duke e quajtur vlerësimin si abuziv dhe jo në vlerën e tregut, ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar se shteti nuk iu ka ofruar fare kompensim.