Kryeministri Rama: Ideja e Michael Gove është e çuditshme
Kryeministrit Edi Rama në një editorial në “The Times” është përgjigjur ndaj deklaratës së Ministrit të Drejtësisë së Britanisë së Madhe i cili lidhur me Brexit (daljen e Britanisë nga BE) mori shembull Shqipërinë. Në editorialin “Ideja e Michael Gove është e çuditshme” Rama shkruan se vendi ynë nuk duhet të merret si model për jetën jashtë Bashkimit Europian. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE nuk janë një model me të cilin mund të matet Britania” shkruan Rama. Shqipëria, u përfshi në referendumin britamnik për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja, kur një lider i fushatës “Të dalim” tha se Britania mund të bëhej një skuadër me Serbinë, Bosnjen dhe Shqipërinë në një zonë të tregtisë së lirë me të dalë nga BE-ja. Duke shkruar për Financial Times, Gideon Rachman tha se sugjerimet se Shqipëria mund të jetë një model i përshtatshëm biznesi për një Britani pas-daljes ishin “një gafë e rrezikshme”.