Përkeqësim drastik në lejet e ndërtimit dhe pagesat e taksave
Plot 35 vende më poshte se një vit më parë për klimën e biznesit në renditjen e 189 vendeve. Rënia drastike për Shqipërinë pasqyrohet në raportin Doing Busines 2016. Nga 10 tregues të matur në 7 prej tyre ka përkeqësim, në dy situate mbeteg e njëjtë dhe vetëm në një tregues shënohet përmirësim. Rënia më e thellë është në procedurat për lejet e ndërtimit, ku Shqipëria ka humbur 67 vende krahasuar me një vit më parë. Rënie me nga 2 deri 12 vende ka edhe për fillimin e biznesit, regjistrimin e pronës, kreditimin, furnizimin me energji e deri tek pagesa e taksave e dyta në renditjen e treguesve me rënie, ose 12 vende më poshtë se një vit më parë.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria është absolutisht e fundit. Maqedonia, konkurenti ynë më i afërt udhëvendet e Ballkanit, me renditjen e 12 mes 189 vendeve të botës, me një përmirësim vjetor prej 2 vendesh.
Përkeqësimin e klimës së biznesit në Shqipëri e kanë theksuar të gjithë investitorët e huaj. Ndërkohë Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma Gjermane publikuan raporte me tregues të këtij përkeqësimi. Por ministri Ahmetaj i cilësoi këto vlerësime si perceptime të gabuara për ekonominë shqiptare.