Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme forca të shumta policisë kanë rrethuar zonën e Astirit, për të shembur banesat, ndërkohë që kanë ushtruar dhunë mbi banorët, duke i marrë zvarrë.
Dhjetra banorë janë shoqëruar me forcë nga ana e policisë, ndërkohë që disa prej tyre kanë përfudnuar në spital.
Fax News, bën me dije se deri tani në spitalin e Traumës kanë mbërritur rreth 13 persona të lënduar, 8 prej të cilëve banorë, si dhe 5 efektivë të policisë, 3 prej të cilëve janë rikthyer sërish pranë protestës.
Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet e banoërve të lënduar të cilët kanë përfudnuar në spital nga dhuna e policisë.
© SYRI.net