Për 21 janarin sot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për 21 janarin sot

16:25 | 01/02/2016
në Uncategorized
0

 

Nga: Majlinda Bregu

 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të mërkurën, më datën 20 janar, TV Klan ritransmetoi një emision të pesë vjetëve më parë. Ose më saktë, të pothuajse pesë vjetëve më parë. Sepse emisioni ishte transmetuar live fiks në datën 21 janar, vetëm pak orë nga përfundimi i demonstratës së dhunshme.

Dje përjetova shumë ndjesi të përzjera. Njëra nga to, më e parëndësishmja ishte që shumë vetë e pandehën se emisioni i ritransmetuar ishte gjithashtu live. Një provë që shumëkush, debatin politik, edhe atë më të rëndësishmin, e sheh me lodhje, me mosbesim dhe në mënyrë fare sipërfaqësore. Ose akoma me keq sot, e sheh thellesisht të munguar .

Mbase kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe. Por është keq dhe shumë keq kur po këtë lloj vështrimi e bën edhe politika.

Dhe diçka: në panelin e Opinion-it, ishte dhe një karrige bosh në krah tim. Nuk e mbaj mend ose më saktë dua ta harroj dhe ky është ushtrim kujtese, se cili nuk erdhi atë natë…

Në përgjithësi nuk i rishoh emisionet e mia. Por atë emision e pashë. Dhe e pashë me një ndjesi dhimbjeje, trishtimi, gjykimi, paragjykimi te vetes, të të pranishmëve dhe të munguarve apo dhe të gjitha bashkë. Çfarë do të thosha ndryshe sot nga ajo e djeshme – më falni, nga pesë vjet më parë?

Asnjë fjalë nuk do t’ i hiqja qëndrimit tim të pese viteve më parë sigurisht e parë edhe në raport me informacionin, turbullinë e shpeshtësine e ndodhive të asaj ditenate.

I besoj kujtesës time, përjetimit të miqve te mi,mbi të gjitha bindjes se asnjë akt i dhunshem nuk përligj dëshirën për pushtet dhe se cdo grup njerëzish,qoftë parti, masë apo turmë kudoqofshin për të ardhur në pushtet kanë nevojë të ndërtojnë besimin e jo të shkatërrojnë institucione.

I besoj gjykimit sot për nje “biblotekë”të tërë me karaktere të vërtetë, të gabueshëm, të dyshimtë, të rremë,frikacakë,trafikantë pushtetesh,pushte e sharlatanë publikë, të cilët dje ishin të gjithë protagonistë të ngjarjes,e sot janë gjallë në protagonizmin e tyre shëtitës politik.

Ka një shprehje të urtë që këshillon njeriun që të përdorë fjalën vetëm kur heshtja nuk i zgjidh punë. Dhe dikush edhe e ka bërë. Dhe sot është i qetë sepse askush nuk do ta qortonte si e the, çfarë the dhe pse e the? Unë nuk e dua këtë këshillë. As dje. As sot. Edhe pse sot me pëlqen të flas edhe me pak heshtje më shumë.

Nuk isha aq e mencur atë 21 Janar sa të parashikoja se armiqtë e 21 janarit do të certifikoheshin si Aleanca e Shqiperise Europiane me 23 qershor! As se kjo aleance do te degradonte në një spektakël të kontrolluar mirë, ku dhe media ka rol kryesor.

Isha e qartë se pavarësisht së atë natë numri i viktimave nuk dihej,mosbërja drëjtësi për 21 janarin, do të ishte padrejtësia më e madhe dhe borxhi i pashlyer që do të thyente cdo kurriz.

Pesë vjet janë dicka në një jetë njerëzore, por janë shumë pak në historinë e një shoqërie.. Pesë vjet, megjithatë, janë të mjaftë për të kuptuar diferencën: dje ishte kohë betejash, sot është kohë pazaresh.

Eshtë zgjedhje individuale dhe morale pastaj të zgjedhësh në cilën kohë do të jesh! Mua më vjen hidhur që sot nuk ka më politike me debat, por gjasme politikë me gjasme debat,me shumicë bindjet politike tregtohen si plackat ne mes te rrugës, e morali politik eshte gati pornografi.

Dhe si për mbyllje mendimi. Nuk mendoj se në politikë duhet të jenë vetëm guximtarët. As se gratë duhet të jenë të parat në beteja e të fundit në pretendime.

Por ky është reflektim personal dhe politika duhet të jetë edhe reflektim. Për të reflektuar me veten, këtu po qe duhet guxim.

Unë nuk besoj se hyj gjithmonë në këtë kategori, por me siguri mund të them se nuk kam frikë.  Kryesisht nga e shkuara ime!!!  Edhe nga ato që kam thënë.

Edhe nga çfarë reflektohet pesë apo dhjetë vjet më pas nga qëndrimet politike. Sepse politika ka nevojë ulëritëse për atë që i mungon, Sinqeriteti. E vërteta.

Së pari me vetveten. Pastaj me të tjeret.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Ne kemi kapur raketa me grep”, një libër për çastet dramatike të jetës

"Ne kemi kapur raketa me grep", një libër për çastet dramatike të jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com