Në gazetetat më të mëdha në Kosovë ditën e sotme mbizotëron kryeartikulli “Edi Rama përplaset me Kosovën”.
Në kohën kur edhe vetë brenda socialistëve ka rezerva për qasjen e Edi Ramës ndaj Serbisë, kryeministri Edi Rama shënoi një përplasje frontale me të gjithë politikën kosovare një ditë më parë.
Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se qasja e Shqipërisë ndaj Serbisë jo vetëm po e rehabiliton Beogradin, por edhe po e forcon në kohën kur ky vend është shumë agresiv ndaj Kosovës.
Se sa agresive vazhdon të mbetet Serbia, u duk qartë të hënën kur kryediplomati serb, Ivica Daçiç deklaroi se edhe Gana ka tërhequr njohjen për Kosovën.
Ai tha se vendi afrikan është i 16-ti që tërheq njohjen, kurse deri në fund të vitit do ketë edhe tre-katër vende që do tërhiqen nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur./syri