Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri të shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar 18-vjeçari Spiro Sakollari nga fshati Kuqar i Përmetit.
18-vjeçari është kapur në Këlcyrë pasditen e sotme. Ai akuzohet për kultivimi dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia dhe grupi hetomor në Gjirokastër po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 18-vjeçarit, tashmë të arrestuar.