Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga peshkatarët rreth 6 milje nga Bishti i Pallës. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një gruaje.
Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det. Sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.