Skandali, “zhduken” 8 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Francë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali, “zhduken” 8 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Francë

15:00 | 07/11/2019
në Kryesore, Sport
0

Ndeshja e futbollit mes Kombëtares Shqiptare dhe Francës ka dyndur sportdashësit drejt pikave të shitjes së biletave, por veç radhëve të gjata ka edhe zhgënjim, pasi dyshohet se FSHF ka nxjerrë në treg një numër të vogël biletash dhe pjesa tjetër dyshohet se po ruhet për “VIP-at”. Megjithëse shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë në Euro 2020 tashmë thuajse janë shuar, kombëtarja jonë do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kualifikuese, të përcaktuara në kalendar. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Andorrës, ndërsa të dytën me Francën, me 17 nëntor. Pikërisht ndeshja me Francën ka ngjallur interes të madh te tifozët e Kombëtares përballë kuqezinjve janë kampionët e botës në fuqi.

Sipas informacioneve të publikuara edhe në faqen zyrtare të FSHF, çmimet e biletave për Shqipëri – Francë variojnë nga 1 500 lekë në tribunat anësore e deri në 5000 lekë të rinj në tribunat kryesore. Tifozët qëndrojnë në radhë në dyqan, por zgjidhje nuk ka! Dikur ishte tregu i zi përpara “Qemal Stafa”, por tani nuk duket as ai! Ku avulluan thuajse 21 mijë bileta (22 mijë vendësh është stadiumi, por 1 mijë vende janë shkurtuar, për shkak se do të vendosen kamerat dhe sidomos për arsye të tjera teknike). E ndërsa tribuna VIP nuk doli aspak në shitje (do të akomodohen shumë figura të rëndësishme të futbollit, legjenda, ish-lojtarë kuqezi), ftesat kanë arritur një numër thuajse 1 mijë.

Edhe tribunat më të lehta dhe të disponueshme për t’u blerë, ato pas porte, janë shitur si shkollë nate, një ditë po, një ditë jo… Tifogrupi TKZ ka prenotuar 900 bileta, ndërkohë. Biletat me 50, 40 dhe 30 mijë lekë të vjetra, në sektorin E, pra tribuna e madhe karshi me këndet, janë misteri më i madh. Të gjitha të shitura, të gjitha të mbaruara! Po flasim për të paktën 8 mijë vende dhe jo pak!

Read more

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

Biletat po shiten rregullisht në Tiranë, në dyqanin pranë FSHF, si dhe në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa në Shkodër biletaria pritet të hapet më datë 13 nëntor, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, e në Elbasan është hapur që më datë 4 nëntor. Kaosi për shitjen e biletave dhe ankesat e shumta të sportdashësve nuk e kanë stepur gjithsesi FSHF-në e cila deri më tani ka nxjerrë të limituar numrin e biletave. Interesi i tifozërisë ka bërë që biletat të shiten me një shpejtësi marramendëse. Shqiptarët po mbajnë radhë të gjata për të pasur mundësinë të shikojnë përfaqësuesen teksa luan përballë “gjelave”.

Ndërsa biletat edhe pse me numër të kufizuar po vijojnë të shiten, problem më i madh është nëse do të arrihet në kohë që të përfundojë i gjithë ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë. Nga fasadat gjithçka duket në rregull, por janë hasur probleme serioze si në fushë ashtu edhe në vendin ku qëndrojnë mediat, për shkak të problemeve me audion dhe të shikueshmërisë. Nga FSHF është deklaruar zyrtarisht se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën, por ata që do e certifikojnë do të jenë përfaqësuesit e UEFA-s. Në agjendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium.

Jo pa qëllim UEFA e mban pezull vendin ku pritet të luhet takimi Shqipëri-Francë, pasi edhe dhjetë ditë na ndajnë nga ky takim dhe punimet edhe pse intensive po humbasin cilësinë. Ka më se një vit që FSHF ka trumbetuar me të madhe se takimi i parë në stadiumin e ri do të jetë pikërisht me Francën e cila përmbyll edhe fundin e kualifikuesve të Euro 2020. /Mapo

Etiketa: "zhduken" 8 mijë biletaEuro 2020ndeshja Shqiperi-FranceShqipëri – Francë

Të Lidhura

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

nga 27
18:45 | 24/12/2025
0

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë...

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

nga 27
18:27 | 24/12/2025
0

Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Ngjarja dyshohet se është...

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

nga 27
18:15 | 24/12/2025
0

Akuza për përdorim të një pasaporte të falsifikuar ka çuar në pranga një të ri shqiptarë i shpallur në kërkim...

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

nga 27
17:59 | 24/12/2025
0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun...

Para
Fermerët e Myzeqesë protestë te Ministria e Bujqësisë: S’jemi për lëmoshë!

Fermerët e Myzeqesë protestë te Ministria e Bujqësisë: S’jemi për lëmoshë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com