Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për katër personat e ndaluar për çështjen e “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.
Trupa gjykuese ka vendosur të lërë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” për Edi Likën dhe djalin e tij, Edi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.