12 miliardë lekë më pak të ardhura, Qeveria ia shkurton Buxhetit të 2019-ës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

12 miliardë lekë më pak të ardhura, Qeveria ia shkurton Buxhetit të 2019-ës

09:17 | 05/11/2019
në Kryesore
0

Ministri e Financave parashikon të grumbullojë 474 miliardë lekë gjatë këtij viti, nga 486 miliardë lekë që raportohen ne buxhetin e ndryshuar nga akti normativ i fundit, ose 12 miliardë lekë më pak (rreth 100 mln euro).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të azhurnuara në relacionin e projektbuxhetit 2020 të ardhurat totale të në fund të vitit 2019, pritet të jenë 474 miliardë lekë. Krahasuar me fatin e vitit 2018 ku të ardhurat e grumbulluara ishin 359.9 miliardë lekë, rritja e pritshme këtë vit rezulton 5.34%, ose 24 miliardë lekë më shumë.

Totali i të ardhurave në raport me PBB-në në fund të këtij viti pritet të arrijë në 27.8%, nga 27.6 % që ishte në vitin 2018.

Read more

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Të ardhurat fiskale që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,  pritet të realizohen në nivelin 97.3%. Të ardhurat e arkëtuara  nga administrata fiskale  janë rritur +4,12 %, ose, 16,2 miliard lekë krahasuar me vitin 2018.

Performanca e të ardhurave nga TVSH në import është ndikuar nga rënia e kursit të këmbimit të monedhës EURO kundrejt Lekut. Ky faktor, sipas Ministrisë së Financave ka krijuar efekte negative  në të ardhurat nga TVSH-ja  për mallrat e importit. Vetën për periudhën 9 mujore Janar-Shtator, ky efekt negativ në të ardhurat e TVSH-së për mallrat e importit  ka qene -1.9 miliard lekë, ndërkohë që efekti i pritshëm vjetor pritet të jetë -2.5 miliard lekë.

Faktor tjetër është rënia e çmimeve të metaleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare me efekt  1 miliard lekë për periudhën janar-shtator dhe efekt të pritshëm vjetor 1,3 miliard lekë.

Gjithashtu heqja e TVSH-së për imputet dhe makineritë bujqësore me efekt  1,2 miliard lekë për periudhën janar-shtator dhe efekt të pritshëm vjetor 1,5 miliard lekë.

Pritshmëria e të ardhurave nga Administrata Tatimore është ndikuar negativisht nga të ardhurat nga TVSH-ja.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar brenda vendit pritet të realizohen në masën 30.8 miliardë lekë, 80% kundrejt planit. Në total, Administrata Tatimore pritet të arkëtojë në buxhet në vitin 2019  rreth 49,8 miliard lekë,  nga 50,9 miliard lekë të arkëtuara në vitin 2018.  Krahasuar me vitin 2018, rimbursimi i TVSH-së rritet 32 % ose +4,6 miliard lekë. Ministria e Financave sqaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja e brendshme lidhet edhe me dy faktorë të rëndësishëm:

-Së pari ulja e prodhimit të energjisë elektrike dhe rritja e importeve të saj çka ka ulur TVSH-në e brendshme dhe ka rritur TVSH në import 2,4 miliard lekë vetëm për 9 mujorin janar-shtator

-Së dyti ndryshimi i skemës së Projektit TAP nga furnizime me TVSH ne furnizime të përjashtuara.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të realizohen në masën 35.2 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani vjetor i parashikuar. Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019. Veçanërisht, situata pozitive e sektorit energjitik gjatë vitit 2018, ka lejuar kompanitë e këtij sektori që të paguajnë në Buxhetin e Shtetit gjatë vitit 2019, jo vetëm tatimin mbi fitimin e vitit 2018, por edhe  një pjesë të detyrimeve të papaguara nga vitet e kaluara.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale pritet të realizohet 47.9 miliardë lekë, +6 miliardë lekë ose 14.3%  mbi planifikimin. Të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik e privat janë rritur përkatësisht me 9.1% dhe 5.2% kjo si rezultat i rritjes së numrit të të punësuarve dhe nivelit të pagës. Ulja e normës së tatimit mbi dividentin nga 15 % në 8 %, ka gjeneruar në buxhetin e shtetit  mbi 11 miliard lekë të ardhura, nga 3,5 miliard lekë që janë arkëtuar si divident në vitin 2018.

/Monitor/

Etiketa: 474 miliardë lekëBuxheti i 2019-ësMinistri e FinancaveQeveriaTatimi mbi të Ardhurat PersonaleTotali i të ardhuraveUlja e normës së tatimit

Të Lidhura

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

nga 27
10:54 | 16/05/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të...

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

nga 27
10:32 | 16/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor i ka  marrë jetën një të riu 19-vjeçar shqiptar në Itali, mbrëmjen e së premtes,...

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

nga 27
10:22 | 16/05/2026
0

Nga Gabriela Raudales, HCH TV   Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

nga 27
09:50 | 16/05/2026
0

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...

Para
Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëhen pazare me pronat tona!

Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëhen pazare me pronat tona!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

10:54 | 16/05/2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026
Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com