Perimët e stinës janë zgjidhja më e zgjuar për vaktin e drekës ose të darkës, por shpesh ju vrisni mendjen se si ti gatuani.
Kjo mënyrë e shpejtë dhe e shëndetshme duke i pjekur në furrë është më e mira që ju propozojmë.
Kungull jeshil dhe të verdhë, patate, qepë, domate. I presim të gjitha në forma rrethore dhe i rrjeshtojmë si në foto në tavë.
Lart i hedhim një salcë që e kemi përgatitur vetë me hudhra dhe djathë e krem ose mund ti hedhim pana dhe djath të grirë, ose vetëm kripë piper dhe një gotë verë të bardhë.
Piqeni në furrë në temperaturë 200 gradë dhe shijojeni.