Një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Mësohet se automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës, dhe për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M.H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.