Janë zbardhur edhe dy emra të tjerë nga atentati i ndodhur gjatë pasdites në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoja.
Ata janë Andi Maloku, 30 vjeç i cili ishte edhe në drejtimin e makinës si edhe është shoferi personal i prokuorit Arjan Ndoja.
Personi tjetër në makinës është Aleksandër Laho,48 vjeç.
Aktualisht një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranës, ndërsa të plagosurit e tjerë po trajtohen në Spitalin e Durrësit.