Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, si pjesë e bandës së Habilajve.
Prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, deklaruan se Armando Koçerri kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn. “Koçerri kishte rol ndihmues në grup”-thanë më tej ata.
Kujtojmë se Armando Koçerri u arrestua në vitin 2017 për 4 tonë hashash, që u kapën në banesën e tij në fshatin Babicë të Vlorës.