Policia e Krujës parandaloi një krim në familje duke arrestuar shtetasin Ibrahim Lika. 53 vjeçari është arrestuar pasi ka lanosur me pistoletë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Sipas policisë, ai e dhunonte bashkëshorten në mënyrë të vazhdueshme, por këtë herë e kishte kanosur duke i drejtuar edhe armën në sy të fëmijëve.
Policia njofton gjithashtu se 53 vjeçari Ibrahim Lika ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim”.