Me flamuj shqiptarë, disa qytetarë protestuan para Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore të 1-vjetorit të vrasjes së eksremistit të Vorio-Epirit Kostantin Kacifasit.
Qytetarët shqiptarë u shprehën të irrituar me gjuhën e përdorur ditët e fundit nga familjarët e Kacifasit, minoritarë dhe eksponentë ekstremistë grekë.
Mesazhi i dhënë prej tyre shkonte për shtetin shqiptar për të mos toleruar gjuhën fyese dhe urryese të përdorur si keqpërdorimin e bashkëjetesës entike që bëjnë disa eksponentë politike grekë.
Sipas tyre, shteti shqiptar duhet të veprojë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.