Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur hetimet për helmimin e 9 nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës.
ISHSH shprehet se janë marrë masat për mbylljen e klasës ku ndodhi helmimi.
“Një lëndë e shpërndarë në ajër ka sjell probleme. Mbyllja e klasës do të mbahet e mbyllur deri në matjen e lëndës kimike. Do të mbahen nën vëzhgim të gjithë fëmijët.”
Njëri prej nxënësve që u helmuan, është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar për shkak se gjendja e tij paraqitet e komplikuar.
Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga një deodorant i cili është përhapur në klasë, duke shkaktuar simptoma tek fëmijët.