Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli në Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.