Kryeministri Edi Rama është i vendosur të votojë reformën zgjedhore, si një ndër kushtet e vendosura për negociatat, deri në fund të këtij viti.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces, dhe se do ta votojnë në parlament.
“Reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman në parlament. Dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige, por ne nuk do presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ne do vijojmë procesin dhe me ata që do të binden do votojmë reformën zgjedhore.” u shpreh Rama.