Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në vendin e njohur si “Tre urat” në Lushnje.
Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një çiklist dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima quhet Fatmir Muça, 64 vjeç. Ai humbi jetën teksa po lëvizte me biçikletë dhe një automjet e përplasi për vdekje.
Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.