Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, në banesën e të cilën një person u vra ndërsa një polic mbeti i plagosur.
Ndërkohë shërbimet sociale në Bashkinë e Kavajës i kanë marrë në kontroll fëmijët.
Ndryshe nga vendimi i gjykatës, djali dhe vajza tashmë do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo me nënën.
Në momentin e vrasjes, dy fëmijët e mëdhenj kanë qenë tek babai i tyre, ndërsa djali i vogël 2 vjeç ka parë të gjithë skenën.