Reportazh i DW/ Si është kthyer Shqipëria në vend tranzit, për refugjatët e luftës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh i DW/ Si është kthyer Shqipëria në vend tranzit, për refugjatët e luftës

13:35 | 17/10/2019
në Kryesore
0

Refugjatët nga vendet e luftës apo në krizë përdorin tranzit Shqipërinë për të mbërritur në Europën Perëndimore në mënyrë të paligjshme. Ata i tremben kontrolleve kufitare.

Pak kilometra larg Kapshticës, në Korçë, një ndër pikat më të mëdha kufitare që lidh Shqipërinë me Greqinë, tre burra nxitojnë të fshihen në plantacionet me mollë buzë rrugës, sapo shohin dritat e makinës me të cilën udhëtojmë.

Edhe pse ora shënon 04:00 e mëngjesit dhe errësira e bën shumë të vështirë terrenin, ka disa detaje në veshjet e tyre që i bën ata të pangatërrueshëm me banorët andej pari: çanta shpine dhe këpucë të konsumuara.

Read more

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Emigrantë që ikin e vijnë, ajo zonë ka parë prej thuajse 30 vitesh. Por këta të sotmit nuk janë shqiptarë që kërkojnë një jetë më të mirë. Ata janë vetëm tre nga mijëra refugjatët e vendeve si Iraku, Algjeria, Maroku, Siria, Pakistani e Jemeni që po e përdorin transit Shqipërinë për të mbërritur në Europën Perëndimore në mënyrë të paligjshme.

Image

Refugjatët nuk duan të bien në duart e patrulluesve të kufirit

Të takojmë e të bisedojmë me disa prej tyre është shumë e vështirë. Në pjesën më të madhe të rasteve ata ndalohen maleve që rrethojnë Kapshticën, aty ku policia shqiptare dhe oficerët e FRONTEX, (Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Europian), që nga maji i këtij viti krehin zonën dhe zbulojnë me anë të kamerave dhe dylbinjve termikë çdo lëvizje të dyshimtë.

Kategoria e refugjatëve të paligjshëm është edhe më e vështira për t’u pikasur, pasi në ndryshim nga refugjatët që vijnë nga zonat e luftës dhe kërkojnë azil në Shqipëri, ata shfrytëzojnë situatën dhe bëjnë të pamundurën që të mos bien në duart e patrulluesve të përbashkët të kufirit. Në shumicën e rasteve kanë precedentë kriminalë ose janë deportuar nga shtetet e BE-së, ku kanë jetuar për shumë vite, pa asnjë dokumentacion.

Pas shumë orësh në kërkim të tyre, ndeshemi sërish me tre burrat e një dite më parë. Këtë herë, mbase të sfilitur nga ecja e pareshtur dhe nga frika e policisë, ndalojnë pasi makina frenon. Qetësohen sadopak kur mësojnë se kanë të bëjnë me gazetare dhe jo police. Marrin frymë të çliruar, edhe pse dyshimi i shoqëron gjatë gjithë intervistës. I vetmi që flet gjuhen angleze është Miloudi, i cili në momentet e para prezantohet si libanez. Kur krijon pak besim, thotë që ai dhe shokët e tij janë nga Algjeria. Algjerianët nuk gëzojnë emër të mirë për policinë kufitare.

Nga Greqia, herë pas herë kanë mbërritur lajme se ata janë problematikë dhe konfliktohen me këdo në kampet e azilit. Madje kanë sulmuar edhe policë. “Jetova 17 vite në Francë, por më kthyen në Algjeri. Nuk mund të jetoja atje, për shkak të sistemit. Prandaj shkova fillimisht në Turqi, më pas në Greqi ku qëndrova rreth dy muaj, e tani jam në Korçë. Pastaj do të shkoj në Mal të Zi, Bosnje, më pas Slloveni…”.

Zbulimi i itinerarit revolton dy bashkëudhëtarët e tij, dhe Miloud e ndërpret me kaq informacionin. Kur e pyet nëse do ta ndërmerrte sërish këtë rrugëtim, nëse këtë herë do të kapej nga policia, ai nxiton të mohojë: “Jo, jo. Do e provoj një herë të vetme. Nëse dështoj, nuk e bëj sërish këtë rrugë të rrezikshme” – thotë me bindje për DW.

Image

Me mollë dhe harta të Shqipërisë me vete

Miloud dhe shokët e tij nuk pranojnë të flasin më tepër me ne dhe shpejtojnë për të vijuar rrugën. Në çantat e tyre të shpinës kanë futur mollë nga plantacionet ku janë fshehur këto ditë.

Të buzëqeshur, thonë se ato janë të shijshme dhe se kanë qenë ushqimi i tyre kryesor i kësaj ‘arratisjeje’. Tre bashkëudhëtarët nisen drejt Tiranës e më pas drejt Shkodrës, ku do të kalojnë gjithashtu fshehurazi për në Malin e Zi. Ata duken të mirëinformuar rreth itinerarit që do të përshkojnë.

Në telefonat e tyre ka harta të Shqipërisë dhe kuptohet që e kanë gjetur edhe zgjidhjen për të udhëtuar drejt destinacionit të fundit shqiptar. Me shumë mundësi, me ndonjë taksi ‘të veçantë’. Taksitë ‘e veçanta’ janë të njohura në zonë. Me 200 Euro, këta refugjatë të paligjshëm udhëtojnë deri në Tiranë.

Të paktën këtë na thotë nën zë një banor i zonës, që rrotullon sytë sa majtas djathtas, duke u treguar i kujdesshëm për informacionin që mund t’i prishë punë. Kjo valë refugjatësh duket se i volit një grupi personash, të cilët tashmë e kanë kthyer në biznes kalimin e paligjshëm të tyre mes kufijve shqiptarë dhe të shteteve fqinje.

Pak kilometra më tutje, patrullimi i përbashkët policor vijon 24 orë, në mënyrë të pandërprerë. Zonat ku kontrollohet më së shumti janë fshatrat e Kapshticës, Tresteniku, Verniku, Poçari dhe ‘Lugina e refugjatëve’. I bashkohemi patrullës së turnit të natës, e cila njeh në pëllëmbë të dorës zonat ku kalojnë emigrantët e paligjshëm.

Ata rrëfejnë histori të shumta nga netët e gjata në terren. “Personalisht më ka prekur shumë rasti i një familjeje nga Iraku. I zbuluam në Trestenik. Ishin çift i ri, dhe gruaja kish lidhur foshnjën mbrapa shpinës, që të mund ta mbante më lehtësisht. Kishin udhëtuar ditë të tëra dhe sapo i ndaluam, na kërkuan ujë për të pirë” – na tregon një ndër oficerët shqiptarë.

Image

Numri i familjeve që vijnë nga zonat e nxehta të luftës është shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Pas ndalimit në territorin shqiptar, ata aplikojnë për azil dhe kalojnë në një tjetër procedurë. Më herët, pas qëndrimit një natë në pikën e stacionit kufitar të Kapshticës, ata transferoheshin për në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës. Por duket se dhe aty vendet janë zënë.

Numrat gjithnjë e në rritje kanë bërë që së fundmi, ngjitur me këtë stacion, IOM (Zyra Ndërkombëtare për Migracionin) ka ndërtuar, me anë të një financimi të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, strehime të reja për 60 persona që do të mbajnë statusin e azilkërkuesve.

/DW

Etiketa: refugjatët e luftësReportazh i DWShqiperiavend tranzit

Të Lidhura

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Para
4 medalje ari dhe 2 argjendi në europian, bronz në botëror por zero lek, Briken Calja shpërthen ndaj qeverisë: I zhgënjyer

4 medalje ari dhe 2 argjendi në europian, bronz në botëror por zero lek, Briken Calja shpërthen ndaj qeverisë: I zhgënjyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com