Një përplasjeje me armë ka tronditur gjatë natës qytetin e Kavajës, ku një polic ka mbetur i plagosur rëndë dhe një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vdekur.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.
Raportohet se një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh. Në konflikt e sipër polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit si edhe vetë ka mbetur i plagosur.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.