Dy persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga Policia e Tiranës.
Mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij 37-vjeçare me iniciale A.K.
Gjithashtu autoritetet kanë ndaluar edhe gruan e lënduar.
Gjatë kontrollit të ushtruar, asaj iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Burri akuzohet për “Dhunë në familje”, ndërsa bashkëjetuesja e tij për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Tiranë/ Njoftimi i policisë:
Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.