Vallja e Tropojës nis rrugëtimin drejt UNESCOS (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vallja e Tropojës nis rrugëtimin drejt UNESCOS (film)

18:55 | 07/10/2019
në Gossip, Kryesore, Shqiperi
0

Më 4 tetor,m u mbajt koncerti recital:“Me vallet më të bukura të Tropojës, krijuar me dashuri nga “Mjeshtër i Madh”, koreografi Skënder Haklaj”, tek Amfiteatri verior, Liqeni Artificial.

Albanologia Rovena Vata shpejgoi qëllimin e këtij recitali, që vallja e Tropojës (kcimi i Tropojës), të bëhet pjesë e Unescos.

“Kjo valle, që prek tokën dhe që i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare, kjo perlë e Malësisë së Gjakovës, që i takon sot më shumë se kurrë, që të jetë nën mbrojtjen e Uneskos”, u shpreh Vata.

Read more

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Fjala e plotë

Kcimet si thurimë e ritualeve të jetës dhe trashëgimisë shpirtërore në Tropojë, ishte një nismë dhe njëkohësisht njëhap i madh, i ndërmarrë nga “Mjeshtëri i Madh” Skënder Haklaj, në dhjetor të vitit 2016, për të finalizuar një ëndërr tëkahershme, që e ashtu njohura Vallja e Tropojës, të jetë nëlistën e mbrojtjes së UNESCO-S.

Vallja e Tropjës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli, që e përfaqëson. Koreografi Skënder Haklaj – thekson kcimi i Tropojës, pasi kcimi është shumë më i vjetër se vetë vallja. Kjo valle, që prek tokën dhe që i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare, kjo perlë e Malësisë së Gjakovës, që i takon sot më shumë se kurrë, që të jetë nën mbrojtjen e Uneskos.

Konstatime për lashtësinë e valles së Tropojës janë parë qartazi edhe nga studiues dhe shkrimtarë shqiptarë. Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur se vallja ashtu si pija, të nxit të flasësh për të. Në të vërtetë ajo ka diçka të afërt me pijen, marramendjen, e cila vjen si rezultat i veprimeve joshëse të valltarëve.

E bukura në artin e lëvizjes shprehet Kadare është se mendimi i parë që të vjen është rrotullimi i globit tokësor rreth vetvetes, pra një lloj vallëzimi i tij. Ky rrotullim nuk mund të ndërpritet. Siç thonë, bën pjesë në një valle më të madhe, në atë të galaktikës dhe galaktika vetë s’është veçse pjesëmarrëse në një tjetër vallëzim: në atë të universit. Duam apo nuk duam, ne jemi të rrethuar prej vallëzimit.

Kërcimet (apo kcimet, siç quhen nga populli), praktikohen në zonat e Shqipërisë së Veriut dhe i karakterizon interpretimi relativisht i lirë, brenda shtratit krahinor apo zonal. Ato shoqërohen kryesisht me instrumente popullorë, si: tupan, daulle, dajre, defe, curle, çifteli etj, siç do i shohim praktikisht sonte të gjithë bashkë, të interpretuar nga valltarët e Tropojës dhe të Tiranës, në këtë skenë gjidande.

Kërcimet popullore janë një minierë emocionesh për shoqërinë dhe individin, në mundësinë e pakufishme, që ky art ngërthen në shprehjen e gjendjeve më të holla shpirtërore, nëpërmjet lëvizjes. Të gjitha lëvizjet e kryera në kërcim, përfshirë këtu edhe vallet popullore, kanë në vetvete një qëllim estetik. Qëllimi estetik është një nga ato më të rëndësishmit, sepse kërcimi në vetvete është burim kërkimi vlerash estetike.

Vallja është luajtur e fiksuar që në kohët e lashta nga artistë anonimë me shpirt kreativ, në funksion të pastrimit të shpirtit e trupit të tyre, por edhe në funksion të punës dhe argëtimit.

Dëshira e kahershme e qenies njerëzore për t’u shkëputur nga toka apo për të fluturuar, është evidentuar më së shumti në kulturën e kërcimit në zonën e Shqipërisë Veriore dhe sidomos të Malësisë së Gjakovës. Vallja konsistonte në thyerjen e gjunjëve për të marrë vrullin, për t’u rrotulluar e për t’u hedhur, e cila është edhe një nga simbolikat dhe shprehjet më origjinale të intuitës krijuese e imagjinatës së popullit tonë. Ajo ka një bukuri gati hyjnore. Në këto kërcime thuajse gjithçka ndodh në ajër, edhe dashuria, edhe dyluftimi, edhe dhimbja, edhe trimëria, edhe sensualiteti. Në të njëjtën kohë këto kërcime kanë kontribuar në shoqërizimin e njerëzve gjatë festave popullore.

Vallet ose kcimet që nuk i kanë në vetvete të dyja vetitë, pra dhe të shenjtën dhe socialen, duken si të zhveshura nga thirrjet e të padukshmes së origjinës, duke humbur magjinë dhe efektin dehës.

Pas këngëve me lahutë dhe bisedave tregimtare, fillonin argëtimet me lojëra e kcime. Loja e parë dhe më popullorja për odat e burrave ishte loja e kapuçave. Kjo lojë shoqërohet me këngë e kcime, ku burrat vendosen në krahë të njëri-tjetrit me një hap para dhe një hap pas.

Për të gjitha këto cilësi dhe të tjera, që për efek kohe jemi të detyruar t’i reduktojmë, ky kcim duhet të bëhet pjesë e listës së Unescos, përfundon fjalën e saj studiuesja dhe profesoresha dr. Rovena Vata.

 

https://www.facebook.com/130030997025465/posts/2979818185380051?sfns=mo

Etiketa: amfiteatriUNESCOvallja e tropojes

Të Lidhura

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

nga 27
12:20 | 04/02/2026
0

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa...

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

nga 27
12:08 | 04/02/2026
0

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir...

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

nga 27
11:56 | 04/02/2026
0

Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeçar, djali i ish-liderit libian, kolonel Muamar Gaddafi , vdiq të martën kur burra të paidentifikuar...

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Para
Zgjedhjet në Kosovë, flet Server: Populli i Kosovës votoi për ndryshim

Zgjedhjet në Kosovë, flet Server: Populli i Kosovës votoi për ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

12:08 | 04/02/2026
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –
  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com