Është grabitur ditën e sotme banesa e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, Humoud Saleh Alhusaini.
Banesa e atasheut ndodhet në kompleksin e vilave, në zonën e Petrelës, ndërsa mësohet se prej aty janë marrë disa bizhuteri floriri. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se dyshohet që sendet me vlerë të jenë marrë nga pastruesja e vilës.