Prokurorja Esmeralda Cami Keshi ka fituar vendin për anëtare të KLP-së, përkundrejt rivalit të saj prokurorit Vladimir Mara.
Mësohet se Keshi mori 133 vota, ndërkohë Vladimir Mara mori 109. 11 vota u shpallën të pavlefshme.
Vendi vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit nga Shkalla e Dytë e Vettingut, në KPA.
Nga votimi është përjashtuar Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka mbërritur me vonesë dhe nuk ka votuar dot.
Kujtojmë se Esmeralda Cami Keshi kërkoi nga KLP që të pranonte dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë Dibër. Emri i saj ishte në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes 184 në Dibër, dhe konfliktit të saj të interesit për ta marrë përsipër.