Nëntëmbëdhjetë nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi, me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.
Prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre janë helmuar nga ushqimi dhe uji i një “fast food-i”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës.
Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar menjëherë drejt shtëpive, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.
AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve .