SHKD publikon raportin mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit: Në 31 bashki PS konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHKD publikon raportin mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit: Në 31 bashki PS konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë

17:58 | 30/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Shoqata për Kulturë Demokratike ka publikuar ditën e sotme raportin mbi “vëzhgimin e përdorimit të burimeve administrative në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.

Ky raport mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuar nga Shoqata për Kulturë Demokratike.

Ja çfarë thuhet në Përmbledhjen Ekzekutive:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

  • Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u dalluan për një mungesë të thelluar të dialogut politik midis liderëve kryesorë të PS e PD. Kjo mungesë e vullnetshme e dialogut politik në vend është një tregues i sjelljes asimetrike, të pamaturuar e të papërgjegjshme të poltikës shqiptare.
  • Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, pasi ata u gjendën nën presionin përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkotuar masivisht këto zgjedhje .
  • Për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese.
  • Nga 97 kandidatë për kryetarë Bashkie të regjistruar, nga të cilat 11 kandidate ishin gra, PS ishte i vetmi subjekt zgjedhor që garoi me kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit, ku në 31 bashki konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë .
  • Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit të vendit dhe institucionit të Presidencës e vetë Presidentit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore.
  • Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Kryesisht Kryetarët e Bashkisë së Kavajës dhe Kukësit një javë para ditës së zgjedhjeve organizuan protesta dhe bllokim të KZAZ-ve në këto dy bashki.
  • Bashkia e Elbasanit urdhëroi punonjësit e administratës të dalin në punë ditën e shtunë dhe të diel. Ky urdhër doli nga ish kryetari i bashkisë se Elbasanit me argumentimin që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor.
  • Nga monitorimi i bërë nga vëzhguesit e SHKD-së, nga periudha janar – qershor 2019, numri i punonjësëve në Bashkitë e monitoruara si dhe Institucionet e varura nga këto bashki nuk ka ndryshuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme ku numri i punonjësëve vecanërisht atyre me kohë të pjesëshme rritej gjatë periudhës së fushatës elektorale.
  • Praktika e Task Force e krijuar nga qeveria për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale, nuk ka qenë efektive. Qeveria duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës. Po ashtu, në zbatim të nenit 9 të Kushtetutës, partitë politike kanë detyrimin që burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre te bëhen gjithmonë publike, parim i cili nuk është zbatuar asnjëherë dhe që kërkon detyrimisht të jetë prioritet thelbësor për partitë dhe institucionet.

SHKD jep gjithashtu rekomandime për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend:

  • Të merren masa për mbrojtjen ligjore për punonjësit e administratës publike, me qëllim për të penguar përdorimin apo angazhimin e tyre në fushatë zgjedhore.
  • Autoritetet përkatëse duhet të konsiderojnë marrjen e masave për të siguruar që nuk ushtrohet presion mbi punonjësit e administrates publike, si dhe personava të tjerë për të marrë pjesë në fushatën e partive politike apo kandidatëve.
  • Abuzimi me burimet administrative për qëllime të fushatës zgjedhore duhet të ndalohet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe vënies përpara përgjegjësisë të personave që e shkelin atë.
  • Partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve administrative ndërmjet zgjedhjeve. Autoritet duhet të nxjerrin rregulla të sakta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllimet elektorale.
  • Vemendje duhet t’i kushtohet rishikimit të ligjit për të siguruar që KQZ-ja ka kompetencat dhe procedurat e pershtateshme për të mbikëqyrur dhe zbatuar në mënyrë efektive rregullat e financimit të partive politike ne fushaten elektorale.
  • Për të parandaluar gjuhën fyese gjatë fushatës, partitë politike dhe kandidatet duhet t’i përmbahen një kodi të përbashkët të sjelljes.
  • Task Forcë duhet të krijohet më përpara nisjes së fushatës zyrtare dhe të ndjekë të gjitha shkeljet Jo vetëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare, por edhe më përpara duke ditur se partitë politike e nisin fushatën disa muaj para datës së zgjedhjeve. Task Forca duhet të jetë një institucion i pavarur dhe të bëjë monitorimin e fushatës zgjedhore në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime nga partitë politike të cilat garojnë në zgjedhje.
  • Domosdoshmëria për ndjekjen institucionale të gjetjeve nga raporti final i grupit task-forcë, i cili në këto zgjedhje nuk është berë ende public duke ulur nivelin e transparencës për të denoncuar e adresuar shkeljet e evidentuara në proçesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
  • Institucionet e pavruara si Avokati Popullit ,KQZ-ja,Grupi i Task-Forcës në këtë kohë me zgjedhjet e fundit nuk ishin protagonistë me rekomandime konkrete që kanë të bëjnë me mospërdorimin e administratës publike.Këto insitucione të pavaruraduhet të mbështesin duke ofruar instrumenta ligjore në funksion të qytetarëve për denoncimin e rasteve korruptive dhe abuzimit me përdorimin e burimeve dhe aseteve shtetërore në nivel qëndror dhe lokal.

 

 

Etiketa: SHKDShoqata për Kulturë Demokratikevezhgimi i zgjedhjeve te 30 qershoritzgjedhje lokale

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tiranë/ Gruaja vetëhidhet nga kati i katërt i banesës, humb jetën

Tiranë/ Gruaja vetëhidhet nga kati i katërt i banesës, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com