Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit “Buzmadh”.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel. Ndërkohë, ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.