Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Fier.
Një 40-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe për rrjedhojë ka marrë plagë në trup.
Burri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.