Shpopullimi si më e madhja emergjencë kombëtare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpopullimi si më e madhja emergjencë kombëtare

10:20 | 28/09/2019
në Opinion
0

Nga dom Gjergj Meta

Unë nuk do të rresht së thëni se zbrazja e Shqipërisë, sidomos në zonat malore e rurale, në qytetet apo qytezat e një niveli të dytë në krahasim me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra apo Lezha, është një fatkeqësi kombëtare. Dhe kjo është emergjenca kryesore në vend: ndalja e kësaj hemorragjie njerëzore.

Po lëmë jetime hapësirat tona, po i ikim tokës që Zoti na ka dhënë. Por, shkulemi nga rrënjët tona për t’u mbjellë në vende, ku do të duhen breza për të zënë vend. Po lëmë pleqtë tanë vetëm e po lëmë vendin pa rini, domethënë pa të ardhme, ose me një të ardhme gjysmake. Kjo zbrazje do të duhej kohë të rekuperohej dhe me rrezikun se do të jetë gjysmake.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk dua të drejtoj gishtin askund e askujt. Secili e di mirë ku dhemb e ku djeg kjo gjë. I dimë mirë situatat që ka kaluar e po kalon vendi ynë e sa ato ndikojnë në ikjen e njerëzve dhe në dëshpërimin e atyre që qëndrojnë. Por, duhet të zgjohemi nga vegjetimi e nga mpirja e të vetëdijësohemi se çfarë po ndodh, jo vetëm duke diagnostikuar apo akuzuar, por duke kontribuar.

Ne kemi përgjegjësi ta duam vendin tonë. Nuk është një slogan i thënë në mënyrën e një patriotizmi bosh. Unë jam nga ata persona që kanë zgjedhur të rrijnë, të jetojnë këtu. Ashtu sikurse çdo ditë zgjohem, lutem, kremtoj meshën, pij kafen e mëngjesit e bëj shëtitjen e mbrëmjes në qytetin e Rrëshenit, ku po jetoj jetën time. Atdhedashuria ime, dhe e them pa modesti, është autentike. Unë nuk jam i vetmi atdhedashës sigurisht, por diçka nuk shkon këtu. Diçka nuk ecën si duhet.

Mund të arrijmë suksese në vende të tjera e të bëhemi të rëndësishëm, të kemi pasuri andej e të marrim pjesë në jetën e atyre vendeve, por është një vend që ka nevojë për ne. Dhe është vend i bukur, i pasur, me natyrë e me njerëz të mirë. Ky është vendi ynë. Ky vend po klith në heshtje. Është heshtja e shkretëtirës që ka lënë nga pas ikja e njerëzve. Më duket si një shpërngulje biblike. E di që nuk është problem i izoluar e gjendet edhe në vende të tjera të ballkanit, por duhet reaguar dhe neve duhet të na dhembë vendi ynë. Klithja e heshtur e vendit tonë përkthehet në vokacion për ne që jo vetëm ta dëgjojmë, por edhe t’i bindemi kur thotë si një nanë e mallëngjyer: “kthehu o bir!”.

Është e kuptueshme se Oksfordi, Kejmbrixhi, Sorbona, La Sapienza, Harvardi, Luveni do të tërheqin më shumë se Universiteti i Tiranës apo i Durrësit, jo vetëm për shkak të traditës së tyre, por edhe sepse ato vende nuk kanë shumë të rinj e kanë nevojë për fuqi të reja. Po ashtu, vendet e zhvilluara ekonomike do të kenë nevojë për fuqitë tona të reja.

Atje nuk do të na thonë kurrë: “kthehuni e kontribuoni për vendin tuaj!”. Por, ne duhet të ndjejmë përgjegjësinë të rrisim nivelin e universiteteve tona, të mundësive ekonomike e të zhvillimit shoqëror e kulturor këtu në vendin tonë.

Në një qytet verior këto ditë drejtori i një banke, që presupozoj ka një rrogë të mirë, po më thonte se po t’i jepej mundësia do të ikte. Aty ishte edhe një sipërmarrës, i cili ishte i dëshpëruar e me dëshirë të ikte. E nuk është vetëm çështje financiare. Unë nuk e di pse ndodh kështu.

Shpesh ndjehem i dëshpëruar nga shpopullimi i zonave malore e rurale të vendit tonë e jo vetëm, por më shumë dëshpërohem nga ata që, pa sens përgjegjësie, me fodullëk dhe arrogancë, po tejzgjasin një ankth të pakuptimtë shoqëror në vendin tonë.

Nuk është vetëm çështje PS-PD, pozitë-opozitë, që nga shumëkush shihen si një dështimi shoqëror sistematik në këto vite. Ndjej se ka diçka tjetër më të thellë, ngjashëm me një shtresëzim, ku mbivendosen komplekse e frikëra të mbledhura me dekada e ndoshta shekuj.

E perceptoj më shumë si çështje e bjerrjes, e topitjes, përgjumjes, mpirjes apo ndoshta edhe plagosjes së asaj ndjeshmërie që shkon përtej përkatësive e anësive politike apo religjioze e që shikon përpara me shpresë; e atij kuptimi dhe shpirti të misionit dhe shërbimit ndaj këtij vendi kaq të bukur, ku Zoti na ka vendosur e na e ka dhuruar.

Sa do të doja të shikoja akoma njerëz, burra gra e fëmijë që popullojnë fshatrat tona e bëjnë të gumëzhijnë rrugët, fushat e shkollat e qytezave. Por, mbi të gjitha të rinj e të reja që e shohin të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri dhe punojnë për ta realizuar atë.

Lutem e dëshiroj që Shqipëria të jetë toka e mundësive e një ditë, ashtu si në Bibël të shpërngulurit të kthehen. E nëse në të ikur ishin duke qarë, e duke mbartur farën për ta mbjellë, të mund të kthehen me gëzim plot duart me frytet e punës.

Zoti bëftë të lindin mëngjese të bukura për Shqipërinë.

/mapo.al/

Etiketa: atdhedashuriadom Gjergj MetaEmergjencë kombëtareIkjamaloreruraleshpopullimiShpopullimi si më e madhja emergjencë kombëtare

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tërmet 6.8 ballësh godet Indonezinë, tre të vdekur

Tërmet 6.8 ballësh godet Indonezinë, tre të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com