Presidenti deklaroi një natë më parë se kishte një dosje në Ministrinë e Brendshme me oficerë policie të lidhur me krimin
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është përgjigjur presidentit Nishani, i cili tha një natë më parë në Oraneë se kishte një dosje në Ministrinë e Brendshme me oficerë policie të lidhur me krimin. Tahiri komentoi deklaratën duke thënë se kreu i Shtetit është një ushtar i bindur i Sali Berishës. Por ministri i Brendshëm nuk e mohoi të kishte një dosje të tillë. Përmes një postimi në facebook, Tahiri sqaron: “Aspak habi që thirrjes se Berishës për mobilizim e armatosje popullore, iu përgjigj ushtari me i bindur. Presidenti ditka dosjet qe kam unë mbi tavoline. I përgjuari qe as tha e as denoncoi kush e përgjonte, ditka dosjet qe kam unë mbi tavolinë.
Ne 2 vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal për korrupsion, shumicën prej tyre ish Ministri i Brendshëm sot President, i mbante në detyrë. Policia e Shtetit sot në krye të detyrës, si kurrë më parë. Policia, institucioni me i besuar nga qytetarët. Presidenti…në rresht pas SHQUP-it”, shkruan Tahiri.