Së paku shtatë fëmijë humbën jetën pas shembjes së klasës së tyre në një shkollë fillore në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
Sipas raportimeve nga zyrtarë dhjetëra fëmijë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.
Sipas tyre struktura prej druri u rrëzua vetëm pak minuta pas nisjes së mësimit të hënën në mëngjes.
Për fat të keq kemi humbur shtatë jetë në incidentin e mëngjesit”, tha sekretari i Arsimit, George Magoha, për gazetarët jashtë shkollës në Dagoreti.
Ndërkohë dyshohet se shkak mund të jenë ndërtimet e një kanalizimi pranë, që, sipas tij, mund t’i kenë dobësuar themelet e ndërtesës.
Ndërsa një arkitekt vendas, Alfred Omenya, tha për BBC se shkolla ishte ndërtuar dobët dhe se “katastrofa pritej të ndodhte”.
Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm –
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane....