Kontrolle për bankat, celularët, depot farmaceutike e ndërtuesit
Rreth 300 biznese më të mëdha, të shpërndara në të gjithë rajonet e Shqipërisë, janë vënë në shënjetrën e kontrollit tatimor. Tatimet kanë njoftuar se për kompanitë më të mëdha si bankat, kompanitë celulare, ndërtuesit, prodhuesit e energjisë dhe depot farmaceutike do të zhvillohet një analizë e detajuar në çdo hallkë të zinxhirit të krijimit të vlerës së shtuar. Plani i kontrollit është pjesë e fazes së dytë të luftës kundër informalitetit, e ndërmarrë nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pjesë e planit është ngritja e grupeve fiskale të posacme për secilin sektor. Biznesët VIP janë në krye të piramidës tatimore. Ata sigurojnë më shumë se 60 për qind të kontribtutit në tatime dhe taksa.