Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të vogël në provincën e Padova në Itali.
Mësohet se kryebashkiaku i Casale di Scodosia, Stefano Farinazzo është gjendur i varur në tualetin e shtëpisë së tij.
Sipas të dhënave paraprake 48-vjeçari ishte duke kaluar një krizë të fortë psikologjike, pas ndarjes nga e shoqja ndërsa trupi i viktimës mësohet se është gjendur nga e ëma.
Stefano Farinazzo ishte babai i dy fëmijëve dhe këtë vit ai ishte rizgjedhur në udhëheqjen e provincës Casale di Scodosia, të Padovës.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...