Policia e Korçës njoftoi se në afërsi të rrugës së Voskopojës janë rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë, por jo prej një akti terrorist, por si pasojë e erës së fortë.
Gjithashtu policia ka hedhur poshtë pretendimet e OST se rrëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë ishte i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë
Korçë
Më datë 19.09.2019, në afërsi të rrugës së Voskopojës në Korçë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë.
Nga kqyrja në vendin e ngjarjes, në të dyja shtyllat, grupi hetimor nuk ka konstatuar dëmtime fizike, përveçse mungesës të disa bulonave të tyre, ku shkaku paraprak i rrëzimit dyshohet si pasojë e erës së fortë.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Korçës siguron qytetarët se, rasti në fjalë nuk ka elementë apo provë për t’u klasifikuar si akt terrorist .
Policia është e angazhuar maksimalisht në kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.