Gjykata e Shkodrës ka bllokuar ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali.
Pjesëtari i grupit Bajri, Ilir Bajri u arrestua nga operacioni i një viti më parë të Forcave RENEA në Shkodër pas ngjarjeve zinxhir kriminale që ndodhën në atë qytet.
Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, ka vendosur pranimin e ankimit të personit të kërkuar për ekstradim në Itali, Ilir Bajri dhe të avokatit Arbër Hoxha, duke prishur Vendimin Nr. 175, datë 17.06.2019, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe kthimin për rigjykim me trup tjetër gjykues.
Kujtojmë se shteti italian ka kërkuar ekstradimin e Ilir Bajrit, njërit prej anëtarëve të bandës së të fortëve të Shkodrës pasi sipas drejtësisë italiane Bajri akuzohet për ‘shfrytëzim prostitucioni’, ‘emigracion klandenstin’ si dhe ‘falsifikim dokumentesh’.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...









