Avokati i njohur Saimir Vishaj ka deklaruar se vendimi i Shkallës së Parë për Tahirin duhet pritur i qetë, për shkak se nuk ka asnjë efekt juridik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24”, Vishaj shtoi se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.
“Si avokat, nuk mund të paragjykoj një vendim,. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike. Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë. Zoti Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund ti thotë fajtor, pavarësisht vendimit të gjykatës”, tha Vishaj.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...