Zoti na ruajtë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti na ruajtë!

13:55 | 19/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Raimonda Shundi

 Zoti na i dhashtë heronjtë Shqiptarët e mij!

 

Read more

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

“Ju kam lënë zotin, zoti të ruajtë, zoti qoftë me ty;” Shprehje shumë të përdorura Shqiptare, pasi të është dhënë opsioni për t’i marë këto bekim-mallkime. Nga i vetmi vend ateist në një vend ku tashmë vetëm Zoti mbetet shpresë e madhe për vazhdimësinë.Ka humbur trishtueshëm kontrolli ndaj vetes dhe ndaj institucioneve të cilat duhet të jenë ndihmëse. Ka humbur dhe humb çdo ditë e më shumë orjentimi se cili është drejtimi iduhur që zgjidh ankthin tënd të kudo ndodhur. Fëmijë të pa shkolluar të cilët duan dhe meritojnë të arsimohen; prindër të papunësuar ku duan dhe janë të aftë të punojnë; biseda pa asnjë kod të kuptueshëm; shoqëri në kaos për sfidën e rradhës; gjyshër me fëmijë në emigracion që vetëm presin vdekjen në asgjë. Gjykata të përlyera ku askush nuk duhej më të ishte aty, pasi kanë bërë mjaftueshëm dëm me kapjen nga politika. Sipas kodit ligjor, të heshtësh është krim i dënueshëm. Të gjithë prokurorët, gjyqtarët,avokatët kanë qenë dhe janë pjesë ekësaj katrahure të pa zgjidhshme (prej tyre) gjyqësore. Të gjithëata kanë parë. Edhe në rastin më të mirë duke qenë të ndershëm, kur shumë e shumë gjyqtarë, prokurorë, avokatë kanë qenë të ndershëm në profesionin e tyre. Kjo ndershmëri nuk mjafton për të qenë të ndershëm në ndershëmrinë e tyre. Ata kanë parë e kanë heshtur. Ata kanë heshtur dhe kanë lejuar qëkolegu, shoku, mikuështë pasuruar edhe më shumë në kurriz të viktimës së drejtësisë shqiptare. Kjo është panorama e përgjithshme e Shqipërisë 2019.

Dikur prindërit tanë bënin sikur punonin dhe shteti bënte sikur i paguante. Sotshteti bën sikur punon dhe mileti bën sikur ibeson për t’i votuar. Shkollat tona po restaurohen, por arsimi ështënë kllapi, i kalbur, i lodhur,i trukuar me minifundin e trendit. Kullat po shtohen, por qyteti po humbet identitet, emocion, ngjyra, historinë. Rrugët po shtrohen, por zoti të ruajtëtëecësh në to. Kazanët po shtohen e ngjyrosen, por vakti i bukës së përditshëm po shtrejtohet për ata qëushqehen me to. Bashkia i ka të gjithë “nën kontroll” dhe policia zbon dhunshëm të paudhët e uritur për ushqimin e koshave pasi qëndrat sociale janë vetëm 4 për gjithë ata të pamundur.

Cila është hapsira ime, cila është e jotja; e di kush? Ministra , drejtues, gjyqtarë nën hetim që shpejt dalin të pafajshëm, madje ata edhe mund të dëmshpërblehen për “baltën e hedhur padrejtësisht”; deputet të inkriminuar, zgjedhje të bëra çuditshëm pa asnje kod ligjor; gjyqsor nëveting ku vetingu ka ikur në Palma de Majorka; kriminelë; trafikantë, që dalin të larë pasi kanë bërë batërdinë me terror; skandale e zhvatje pronash publike e private; hapsira shtetërore dhuruar për asgjë ppp-ve apo klientëve-miq.  Shqipëria po jepen e gjitha në koncension, përfshirë ne. Kjo është ajo çka prekim e shohim çdo ditë, nëpër ekrane e skuta. Çfarë bëhet megjithëatë në të vërtetë nuk shihet me sytë e tua, për fatin tënd të mirë dhe me kujdesin e atyre që kujdesen. Pra, zoti kjoft me ne! Ama, jemi te lirë.“Të lirë dhe në zhvillim”.

Edhe njëherë në kohën kur fshatarët i ngopin me fjalë të bukura e premtime boshe. Kur i lënë në mes të hallit si gjatë përmbytjes nga shiu, ashtu edhe në pamundësinë e shitjeve së përditshme të produkteve të tyre. Duhet kurajo e zoti kjofte me ta që të flasësh për makina korrëse, ushqim për kafshët me çmim sa më të lirë, dëmshpërblim të shtëpive të rrënuara nga evazioni, qëndra të reja shëndetësore. Duhet lutje emadhe e kurajë të flasësh për rrugët, ujin, pensionet e ulëta, kur nuk është fushatë elektorale kuptohet. Kurajë e lutje se kudo në të gjitha stacionet televizive apo mediat sociale, çirren në shumë mënyra se një njeri pa dije e pakulturë i diplomuar me pagesë, vlen më shumë se një i ditur kokëulur, i lënë mënjanë. Duhet kurajo për të pyetur: për cilin vallë vlen më shumë kjo?

Është shumë e vështirë të mos përkulesh përpara të fuqishmëve, kurse nga ana tjetër është shumë e leverdisshme t’i mashtrosh të dobëtit – thotë Breht. Të mos u pëlqesh padronëve, do të thotë të hysh në radhën e të shpronësuarve. Të heqësh dorë nga paga për një punë që ke bërë është gati njëlloj si të kesh hequr dorë nga vetë puna, ndërsa të rrefuzosh lavdinë që të ofrojnë të fuqishmit e kësaj bote shpesh herë është njësoj si të heqësh dorë nga çdo lavdi për sa kohë që je gjallë. Në këtë trishtim, mes kaq e aq shembujsh bombastik, nuk po shohim e hasim refuzuesit e ofiqeve, pasi trumbetohemi vetëm nga pseudot.

Këtu lind nevoja e heroit të munguar e të parë. Cili është heroi im; cili është yti? Zoti na ruajt e ai qoftë me ne. Zoti na i dhashtë Shqiptarët e mij!

Etiketa: RAIMONDA SHUNDIShqipëria 2019vetinguZoti na ruajtë!

Të Lidhura

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

nga 27
11:15 | 24/02/2026
0

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për shkak...

‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’ –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

nga 27
10:51 | 24/02/2026
0

Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në...

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Para
“Gjuhës Shqipe keqpërdoret”, Shahini: Duhen përafrime intelektuale me Kosovën

“Gjuhës Shqipe keqpërdoret”, Shahini: Duhen përafrime intelektuale me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

11:15 | 24/02/2026
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’ –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

10:51 | 24/02/2026
Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –
  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com